Ndërlidhjet

logo-print

Rusia ngrit dy raste penale për ndeshjen e sotme


Departamenti i Komitetit Hetimor i Rusisë thotë se ka ngritur dy raste penale për ndeshjen e një autobusi dhe një kamioni sot, në rajonin Krasnoyarsk të Siberisë.

Autoritetet thonë se 11 persona kanë vdekur dhe 43 të tjerë janë plagosur nga kjo ndeshje.

Autobusi, që mbante 50 pasagjerë i takon firmës Motor Column 1967.

Policia ka bastisur dikumentet e kompanisë, si pjesë e hetimit të tyre.

Ministria e Emergjencave e Rusisë, hapi një linjë telefonike për familjet e udhëtarëve, dhe guvernatori i Krasnoyarskut, Viktor Tolokonsky shkoi te vendi i ngjarjes.

XS
SM
MD
LG