Ndërlidhjet

Kamerun: Falsifikohet emblema e Kryqit të Kuq


Kryqi i Kuq ©Shutterstock

Kryqi i Kuq ©Shutterstock

Kryqi i Kuq ka bërë të ditur sot se emblema e organizatës është duke u përdorur në mënyrë të falsifikuar në pjesë të dhunshme të Kamerunit, dhe kërcënoi me veprime ligjore.

Disa agjenci humanitare në Kamerun janë duke e përdorur simbolin e njohur , kryqin e kuq me prapavijë të bardhë, pa leje, tha Nicolas Mbako, drejtor operacional i Kryqit të Kuq në Kamerun.

Kufiri lindor i Kamerunit është duke strehuar rreth 200 mijë refugjatë nga Republika e Afrikës Qëndrore.

Ndërsa veriu i vendit strehon përafërsisht 80 mijë persona që janë larguar nga trazirat e shkaktuara nga militantët e grupit ekstremist Boko Haram në Nigeri, dhe 100 mijë persona tjerë të zhvendosur

XS
SM
MD
LG