Ndërlidhjet

Rritet numri i të vdekurve nga sulmi në Afganistan


Zyrtarët afganë bëjnë të ditur se numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës në një treg në pjesën veriore të këtij vendi, është rritur në së paku 19 persona.

Guvernatori i Faryab, ku ndodhi sulmi, Abdul Sattar Barez tha se gra, fëmijë dhe të paktën një ushtar afgan janë në mesin e të vrarëve.

Ai shtoi se afro 40 persona tjerë janë të plagosur.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Militantët talibanë dhe grupet e tjera islamike i kanë zgjeruar sulmet e tyre në Afganistan, prej se forcat e amerikane dhe ato të vendeve të tjera, janë tërhequr nga ky vend, në fund të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG