Ndërlidhjet

Parlamenti grek miraton paketën e dytë të reformave


Kryeministri grek Alexis Tsipras në Parlament

Kryeministri grek Alexis Tsipras në Parlament

Parlamenti grek me shumicë votoash ka miratuar një sërë reformash të kërkuara nga liderët evropian, në këmbim të dhënies së kredisë së tretë miliarda eurosh, për të dalë nga kriza ekonomike.

Votimi, ku më shumë se 200 nga 300 ligjvënës votuan pro, pason debatin në parlamentin grek që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të 23 korrik.

Projektligji i miratuar përfshinë reforma në drejtësinë civile, skemën e mbrojtjes së depozitave bankare si dhe masat për të mbështetur likuditetin e bankave.

Kryeministri grek Alexis Tsipras fillimisht u përballë me një revoltë në mesin e ligjvënësve nga partia e tij e majtë Syriza.

Por tash ai është duke hypur lartë nëpër sondazhe, pasi javën e kaluar kishte pësuar rënie në to për shkak të votimit të paketës së parë të reformave, ku përfshiheshin reformat në pensione dhe në taksa.

Parlamenti greke edhe njëherë me lehtësi kalojë reformat, të cilat patën mbështetjen e partive opozitare pro-evropiane.

Reformat ishin parakushti i fundit para se Greqia të mund të fillojë negociatat me kreditorët mbi një paketë të tretë të shpëtimit, me vlerë rreth 85 miliardë euro.

XS
SM
MD
LG