Ndërlidhjet

FBI: IS-i kërcënim më i madh se Al-Kaida


Drejtori i FBI-së, James Comey

Drejtori i FBI-së, James Comey

Përpjekjet e Shtetit Islamik për të inspiruar “shpirtat e trazuar” për të qenë të dhunshëm, është bërë kërcënim më i madh se sa sulmet e Al-Kaidas, ka thënë drejtori i FBI-së, James Comey.

Comey tha se kërcënimi nga Al-Kaida, veçanërisht nga dega e saj në Siri Khorasan, është “pakësuara ndjeshëm” nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara, në të cilën këtë javë u vra një veteran operativ i quajtur Mushin al-Fadhi.

Shteti Islamik, në anën tjetër , ka pasur rritje dhe po tregohet gjithnjë e më efektshëm në rektrutimin e “shpirtave të trazuar” përmes rrjeeve sociale, duke iu bërë thirrje myslimanëve se nëse nuk mund të udhëtoni në Lindjen e Mesme, “vrisni njerëz aty ku jetoni”.

Ai tha se ky grup militant, vetëm në rrjetin social Tëitter ka 21,000 ndjekës.

FBI ka arrestuar një numër të konsiderueshëm të njerëzve që së fundmi ishin radikalizuar, duke parandaluar kështu sulme të mundshme, por ka edhe qindra të dyshuar të tjerë mbeten të lirë, ka thënë ai.

Comey theksoi se “njerëzit e Shtetit Islamik janë duke u munduar të arrijnë atë që njerëzit e Al-Kaidas nuk do ta bënin sepse në të shumtën e rasteve militantët e IS-it nuk janë njerëz të qendrueshëm dhe përdorin drogë”.

XS
SM
MD
LG