Ndërlidhjet

OKB: Mungesa e ushqimit, mund t’i shtyjë irakianët t’i bashkohen IS-it


Jan Kubis në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit
Jan Kubis në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit

I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak, pa paralajmëruar se fondet për ndihmë humanitare janë pakësuar, që ka bërë të ndërpriten racionet ushqimore duke detyruar shumë irakianë që ta shohin grupin militant Shteti Islamik si ndihmë për të mbijetuar.

Jan Kubis ka thënë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, se është “shumë i shqetësuar” nga raportet që thonë se irakianët e dëshpëruar po kërkojnë ndihmë nga grupi militant, i cili kontrollon shumicën e vendit, prej se një vit më parë mori nën kontroll qytetin e dytë më të madh, Mosulin.

“Kostoja njerëzore e këtij konflkti vazhdon të mbetet shumë e lartë”, tha ai.

Kubis tha se të paktën 8.2 milionë njerëz- një në katër irakianë- kanë nevojë për ndihmë urgjente dhe gjysma e tyre kanë nevojë për ushqim. Më shumë se 3 milionë irakianë janë larguar nga vendi vlerëson OKB, dhe rreth 1 milion të tjerë janë të zhvendosur brenda vendit.

Në këtë kontekst, rreth 300,000 refugjatë kanë gjetur siguri në Irak, pasi që shumica kanë vendosur që të ikin drejt kufirit të Sirisë, ku po ashtu grupi militant Shteti Islamik kontrollon një pjesë të madhe të vendit, tha Kubis.

Përderisa shumë irakinanë dëshpërimisht kanë nevojë për gjërat bazike ushqimore, shumë të tjerë janë të privuar nga liria apo nga jeta, për shkak të konfliktit që po vazhdon.

“Misioni vazhdon të marrë raporte të sulmeve që kanë për cak civilët dhe infrastrukturën civile, dhunime dhe forma të tjera të dhunës seksuale, rekrutim të detyrueshëm të fëmijëve, shkatërrim dhe vjedhje të pronave të civilëve dhe mohimin e të drejtave fundamentale dhe lirisë”, tha ai.

Në raportimin e tij pranë Këshillit të Sigurimit, Kubis tha se gratë, fëmijët dhe minoritetet janë grupe veçanërisht të ndjeshme karshi “terrorit” që po bënë Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG