Ndërlidhjet

Mogherini javën e ardhshme në Iran dhe Arabi Saudite


Federica Mogherini

Federica Mogherini

Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian do të vizitojë Iranin dhe Arabinë Saudite javën e ardhshme, për të diskutuar lidhur me marrëveshjen për programin bërthamor të Iranit.

Zyra e shefes për Politikë të Jashmte dhe Siguri e BE-së Federica Mogherini, ka thënë se ajo do të vizitojë Arabinë Saudite më 27 korrik për të diskutuar për “problemet në rajon pas arritjes së marrëveshjes”.

Ndërkaq, më 28 korrik ajo do të qëndrojë në Iran për të “biseduar për zbatimin e marrëveshjes”, në mesin e çështjeve të tjera.

Mogherini ka ndihmuar që të arrihet marrëveshja më 14 korrik dhe sanksionet ndërkombëtare ekonomike kundër Teheranit do të hiqen gradualisht pasi Republika Islamike është pajtuar që të frenojë në një periudhë afatgjatë programin e saj bërthamor.

Arritja e marrëveshjes ka ngritur shqetësim në Lindje të Mesme, ku disa shtete si Arabia Saudite kanë frikë se heqja e sanksioneve të Iranit mund të zgjerojë ndikimin e Teheranit në rajon, të cilin ata e konsiderojnë shtet destabilizues.

XS
SM
MD
LG