Ndërlidhjet

Dënohet me 7 vjet burgim ish-kryetari i qytetit Osh


Ilustrim
Ilustrim

Ish-kryetari i qytetit të dytë më të madh në Kirgizi është dënuar me 7 vjet burgim në mungesë.

Gjykata e qytetit Osh, e ka dënuar Melis Myrzakhmatov pasi e ka gjetur atë fajtor për abuzim me pushtetin dhe korrupsion.

Myrzakhmatov, i cili ka qenë për një kohë të gjatë kryetar i qytetit Osh, ishte zyrtari i vetëm i lartë që ka mbajtur lidhje me ish-presidentin Kurmanbek Bakiev, që arriti të mbajë postin që kishte edhe pasi Bakiev u rrëzua nga pushteti pas trazirave vdekjeprurëse ndëretnike më 2010 në Osh.

Qeveria në Kirgizi arriti që ta shkarkojë Myrazkmatovin në dhjetorin e vitit 2013, pas disa përpjekjeve të pasuksesshme.

Myrzakmatov dështoi që të rimarrë postin e tij në zgjedhjet që u zhvilluan në janar të vitit 2014 dhe më vonë u zhduk pasi autoritetet kirgize filluan hetimet nën akuza se ai ka urdhëruar projekte të paligjshme të infrastrukturës.

Vendndodhja e tij aktuale nuk dihet.

Qeveria e kombit Azisë Qendrore arriti të shkarkojë Myrzakmatov në dhjetor 2013, pas disa përpjekjeve të pasuksesshme.

XS
SM
MD
LG