Ndërlidhjet

Qeveria ruse çon për ratifikim marrëveshjen e borxhit uzbek


Presidenti i Uzbekistanit Islam Karimov dhe ai rus Vladimir Putin
Presidenti i Uzbekistanit Islam Karimov dhe ai rus Vladimir Putin

Qeveria ruse është pajtuar që të dërgojë marrëveshjen për borxh me Uzbekistanin në Dumën SHtetërore për ratifikim.

Ky vendim që është marrë sot, vjen muaj pasi presidenti rus Vladimir Putin dhe ai uzbek Islam Karimov, e kanë nëshkruar marrëveshjen në Tashkent në dhjetor të vitit 2014.

Atëherë Putin kishte deklaruar se marrëveshja, përmes së cilës Rusia do të fshijë shumicën e borxhit uzbek, i cili është në vlerë prej 920 milionë dollarësh, do të shtronte rrugën e zhvillimit më të madh të marrëdhënieve dypalëshe ekonomike.

Vendimi i qeverisë ruse për të çuar në ratifikim marrëveshjen, vjen disa ditë pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov vizitoi Tashkentin.

Më 15 korrik, Lavrov u takua me presidentin Karimov dhe biseduan për marrëdhëniet dypalëshe ekonomike, ushtarake dhe për bashkëpunimin humanitar.

XS
SM
MD
LG