Ndërlidhjet

Organizata Amnesty International ka denoncuar sot për numrin e madh të ekzekutimeve në Iran.

Grupi me bazë në Londër ka thënë sot se 694 persona besohet se janë ekzekutuar në periudhën në mes 1 janarit deri më 15 qershorit, sipas shifrave të dhëna nga autoritetet iraniane.

Në deklaratën për media thuhet se raportet tjera sygjerojnë se të paktën 743 persona janë ekzekutuar në Iran vitine e kaluar. Aty thuhet se dënimet me vdekje jepen nga gjykatat “që nuk kanë pavarësi dhe paanshëmëri”.

Njerëzit në iran janë dënuar edhe për “veprime që nuk mund të as kriminale”.

“Në gjykimet në Iran ka shumë të meta, të burgosurve shpesh u ndalohet që të kenë qasje në avokat mbrojtës, nuk ka procedura për ankesë dhe falje”, thuhet në deklaratën e Amnesty International.

XS
SM
MD
LG