Ndërlidhjet

HRW: Komuniteti LGBT në Kazakistan jeton në frikë


Ilustrim

Ilustrim

Grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka kritikuar Kazakistanin se ka dështuar të mbrojë nga dhuna, diskriminimi komunitetin gej, lesbike dhe transgjinor (LGBT).

Në raportin e publikuar sot, Human Rights Watch thotë se komuniteti LGBT në Kazakistan jeton në “atmosferë të frikës”.

Kyle Knight, aktivist i të drejtave të njeriut dhe njëri prej autorëve të raportit ka thënë se “qeveria kazake duhet të mbështesë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e komunitetit LGBT, të sigurojë se asnjë ligj diskriminues nuk do të miratohet dhe të marrë hapa të menjëhershëm për parandalimin e homofobisë”.

XS
SM
MD
LG