Ndërlidhjet

Irani shpreson të rindërtojë ekonominë, pas heqjes së sanksioneve


Flamuri iranian
Flamuri iranian

Irani ka shpalosur planet e saj për të rindërtuar industritë e saj kryesore dhe marrëdhëniet tregtare me Evropën, pas arritjes së marrëveshjes me fuqitë botërore.

Sipas marrëveshjes, sanksionet kundër Iranit do të hiqen gradualisht, pasi që Teherani ka pranuar frenim afatgjatë të programit bërthamor.

Zëvendësministri i Naftës për Tregti dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hossein Zamaninia u ka thënë investitorëve në konferencën në Vjenë se Republika Islamike i ka identifikuar rreth 50 projekte të naftës dhe gazit që kanë vlerë prej 185 mliardë dollarë, për të cilat shpreson që të nënshkruajë marrëveshje deri në vitin 2020.

Ministri i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë, Mohammad Reza Nematzadel ka thënë se Irani po shikon “mundësitë tregtare dy drejtimëshe dhe gjtihashtu bashkëpunim në fushën e zhvillimit, dizajnit dhe inxhinerisë”.

“Ne shpresojmë që pas disa javësh të miratojmë projekte prej 2 miliardë dollarëve në me të Iranit dhe kompanive evropiane”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG