Ndërlidhjet

logo-print

AI: Dënohet rritja e ekzekutimeve në Iran


Organizata Amnesty International (AI) ka tërhequr vërejtjen për “rritjen e paprecedente” në numrin e ekzekutimeve në Iran, prej fillimit të këtij viti.

Amnesty International, me seli në Londër, ka njoftuar sot se 694 vetë mendohet se janë ekzekutuar prej 1 janarit e deri më 15 qershor të këtij viti, që paraqet numër tri herë më të madh se ai që është pranuar nga autoritetet e Iranit.

AI thotë se raportet e besueshme sugjerojnë se së paku 743 vetë janë ekzekutuar vitin e kaluar në Iran.

Ky grup thotë se dënimet me vdekje imponohen nga gjykatat “që kanë mungesë të plotë të pavarësisë dhe paanësisë”.

“Proceset në Iran janë thellësisht të padrejtë, të burgosurit shpeshherë nuk e gëzojnë të drejtën për të pasur avokatë dhe ekzistojnë procedura jopërkatëse për ankesa, falje dhe ulje” të dënimit, thotë Amnesty International.

XS
SM
MD
LG