Ndërlidhjet

Gashi: Serbia ta zbuloj të vërtetën për krimet në Kosovë


Bekim Gashi

Bekim Gashi

Vazhdimi i procesit gjyqësor kundër pjesëtarëve të ushtrisë së Serbisë, Rajko Kozlin dhe Pavle Gavriloviq, për krimet në fshatin Tërnje të Komunës së Suharekës në Kosovë, në mars të vitit 1999, kundër civilëve shqiptarë, është shtyrë për shkak të sëmundjes së një anëtari të këshillit gjyqësor.

Dëshmitar në këtë proces është edhe Bekim Gashi, të cilit pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë ia kanë vrarë nënën dhe katër motra. Ai ka shpëtuar vetëm në bazë të rastësisë.

Ai thotë se më 25 mars të vitit 1999 në Tërnje janë vrarë gjithsej 31 persona.

“Ky gjykim që po zhvillohet, me qenë gjykim i drejtë, real, mos me qenë gjykim, thjeshtë sa të thuhet para syve të Evropës që kinse po i mbajmë gjykimet, për me marrë poena nga bashkësia evropiane. Duhet të zbulohet e vërteta. Serbia, për të gjitha krimet që i ka bërë në Kosovë, ka raporte, ka fakte... këto krime nuk janë bërë rastësisht, kanë qenë krime të planifikuara. Serbia duhet t’i hapë dosjet dhe të zbardhet e vërteta. Të tregoj se ku i ka çuar trupat. Edhe pas 16 viteve, familjes tonë ende i mungojnë edhe 14 vetë”, i tha Bekim Gashi, Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG