Ndërlidhjet

Kerry: Mbrojtje e fuqishme e marrëveshjes atomike me Iranin


John Kerry me të arritur në Senat për ta mbrojtur marrëveshjen atomike me Iranin

John Kerry me të arritur në Senat për ta mbrojtur marrëveshjen atomike me Iranin

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e ka mbrojtur fuqishëm marrëveshjen atomike me Iranin, duke u thënë skeptikëve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, se refuzimi i marrëveshjes nga ligjvënësit do t’i mundësonte Teheranit “një dritë të madhe të gjelbër” për ta shpejtuar programin bërthamor iranian.

Në dëshminë e tij të sotme në Komitetin për marrëdhënie të jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara, zoti Kerry i ka kritikuar politikanët republikanë, që e kanë akuzuar atë se ishte mashtruar nga negoociatorët iranianë në rundin final të negociatave në Vjenë, që janë mbajtur më herët këtë muaj.

“Është fakt se Irani tash ka përvojë të gjërë me teknologjinë e ciklit të karburantit atomik. Ne nuk mund ta bombardojmë atë dije, e as që mund ta sanksionojmë këtë dije”.

John Kerry theksoi se nëse Kongresi e refuzon marrëveshjen, atëherë “rezultati do të jetë që Shtetet e Bashkuara do të largohen nga të gjitha kufizimet që ne i kemi arritur”.

XS
SM
MD
LG