Ndërlidhjet

Turqi: Aeroplanët luftarakë dërgohen në kufirin sirian


Pjesëtarët e policisë turke afër kufirit me Sirinë
Pjesëtarët e policisë turke afër kufirit me Sirinë

Ushtria e Turqisë i ka dërguar aeroplanët luftarakë në kufirin juglindor me Sirinë, pasi militantët e dyshuar të Shtetit Islamik e kanë vrarë sot një ushtar të Turqisë në një postbllok ushtarak kufitar.

Autoritetet thonë se kjo pikë e ushtarëve të Turqisë ishte sulmuar nga personat e armatosur, që ishin pozicionuar brenda territorit të Sirisë, i cili është nën kontroll të militantëve të Shtetit Islamik.

Mëtutje, autoritetet kanë thënë se trupat turke kjanë përgjigjur me zjarr, duke e vrarë së paku një militant të Shtetit Islamik.

Sot më herët gjatë ditës, një oficer i policisë turke është vrarë dhe një tjetër është plagosur, derisa e kontrollonin trafikun në qytetin Dijarbakir, që është i banuar kryesisht me popullatë kurde.

Kjo dhunë ka ndodhur një ditë pasi persona të armatosur nga Partia Punëtore e Kurdistanit i kanë vrarë dy policë në kufirin me Sirinë.

XS
SM
MD
LG