Ndërlidhjet

SHBA: Zbulohet një planet i ri i ngjashëm me Tokën


Toka (majtas) dhe planeti i ri Kepler-452b
Toka (majtas) dhe planeti i ri Kepler-452b

Shkencëtarët amerikanë, duke e përdorë teleskopin e fuqishëm të Keplerit, e kanë gjetur një planet, përtej Sistemit Diellor, për të cilin besojnë se është i ngjashëm me Tokën.

Shkencëtarët kanë shpallur sot se planeti është afro 60% më i madh se Toka dhe sillet rreth një ylli, në një distancë të njejtë, sikur që e ka Toka nga Dielli.

Duke u bazuar në madhësinë e planetit të ri, shkencëtarët në Institutin SETI Më Mountain View, në Kaliforni, thonë se mendojnë se planeti është me gurë dhe sikur Toka,është e pozicionuar në distancën e duhur nga ylli i saj, për sipërfaqen ujore likuide, që mendohet se është e domosdoshme për jetë.

Planeti është i njohur si Kepler-452b, me largësi 1,400 vite të dritës nga Toka dhe është i vendosur në konstallacionin Cygnus (Mjellma).

Kërkimet e shkencëtarëve do të publikohen në një botim të ardhshëm të revistës The Astronomical Journal.

XS
SM
MD
LG