Ndërlidhjet

Earnest: Demonstrata kundër marrëveshjes atomike – “tubim pro-luftës”


Pamje nga një demonstratë në Nju Jork kundër marrëveshjes atomike me Iranin

Pamje nga një demonstratë në Nju Jork kundër marrëveshjes atomike me Iranin

Shtëpia e Bardhë ka vlerësuar se demonstrata kundër marrëveshjes atomike me Iranin, mbrëmë në Uashington, ishte “tubim pro-luftës”.

Folësi kryesor në këtë demonstratë ishte kandidati presidencial republikan, Ted Cruz, njëri nga kandidatët republikanë që ka thënë se sikur të ishte president, do të ishte i gatshëm të lansoj menjëherë sulme ushtarake kundër Iranit.

I pyetur për këtë demonstratë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se Cruz po mbante “tubim për luftë”, megjithqë ka refuzuar të thotë se të gjithë pjesëmarrësit në demonstratën në Uashington, ishin për luftë.

Zoti Cruz tha se Shtetet e Bashkuara do të bëheshin “sponzori udhëheqës shtetëror dhe financues i terroristëve islamikë radikalë”, sipas marrëveshjes, pasi do t’i tërheqin sanksionet kundër Iranit, në këmbim për kufizimin e aktiviteteve bërthamore iraniane.

Kundërshtarët thonë se tërheqja e sanksioneve do t’i mundësoj Iranit përfitime të më tepër parave, që do të shfrytëzohen për t’i mbështetur ndërmarrjet e veta ushtarake në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG