Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Nga të shtënat në kinema – 3 të vrarë


Pamja e Lafajetit në Luizianë në hartë

Pamja e Lafajetit në Luizianë në hartë

Një person që rrinte ulur në kinemanë përplot me shikues në Lafajet të Luizianës, në Shtetet e Bashkuara, është ngritur dhe ka hapur zjarr në masën e njerëzve, duke i vrarë dy vetë dhe plagosur 7 të tjerë, e pastaj e ka vrarë edhe vetveten, kanë thënë autoritetet.

Policia e ka përshkruar këtë person 58 vjeçar, si “të vetmuar, mashkull i bardhë”, por nuk e ka zbuluar emrin e tij, raporton agjencia AP nga Luiziana.

Të shtënat kanë ndodhur mbrëmë vonë.

Dëshmitarët kanë thënë se personi me armë nuk kishte thënë asgjë.

Në kimema në momentin e të shtënave ishin afro 100 vetë, ka thënë policia.

XS
SM
MD
LG