Ndërlidhjet

Turqi: Sulme ajrore kundër militantëve të IS-it në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Aeroplanët luftarakë të Turqisë i kanë goditur katër caqe të militantëve të Shtetit Islamik brenda Sirisë, sot herët në mëngjes, pa e kaluar kufirin, kanë thënë autoritetet e Turqisë.

Në këtë operacion ajror janë goditur caqet në fshatin Havar, matanë kufirit afër provincës turke, Kallis. Është qëlluar edhe selia e militanëtve të Shtetit Islamik (IS).

Operacioni ajror u bë një ditë pasi Turqia u pajtua që të lejoj përdorimin e bazës ushtarake ajrore Incirlik, nga Shtetet e Bashkuara, për të lansuar sulme ajrore kundër grupit militant, Shteti Islamik.

Njëherësh, më se 500 ushtarë anti-terror të Turqisë, në Stamboll, i kanë bastisur më se 100 lokacione të grupeve militante të Shtetit Islamik dhe të kurdëve, në një operacion gjatë natës, me përdorim të helikopterëve dhe forcave speciale, kanë raportuar mediat lokale.

XS
SM
MD
LG