Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Ushtria gabimisht ka dërguar antraks në gjithë botën


Bakteria antraks

Bakteria antraks

Zyrtarët amerikanë thonë se problemet sistemore kanë shkaktuar që një kapacitet ushtarak amerikan, në mënyrë aksidentale ka dërguar antraks të gjallë në 86 laboratore në gjithë botën, për më tepër se një dekadë.

Në një konferencë për gazetarë, mbrëmë në Pentagon, zyrtarët thanë se pjesa më e madhe e antraksit të prodhuar në një kapacitet ushtarak në Utah, përmbante antraks të gjallë, pas përpjekjeve të dështuara për vrasjen e fushës bakteriale.

Pentagoni ka urdhëruar hetime të reja për të përcaktuar se kush ishte përgjegjës për këtë çështje.

Problemi, së pari, është identifikuar në muajin maj, por hetimet kanë dhënë detaje të reja, që tregojnë se problemi shkon larg për më tepër se një dekadë në të kaluarën.

Supozohej se antraksi ishte vrarë me rrezatim para se të dërgohej për përdorim në laboratoret komerciale dhe kapacitetet qeveritare të vendosura në Australi, Britani, Kanada, Gjermani, Itali, Japoni dhe në Korenë Jugore, pastaj në 20 shtete amerikane dhe në Uashington.

Nuk është raportuar për ndonjë sëmundje, por 31 vetëve u janë dhënë ilaçe si masë preventive.

XS
SM
MD
LG