Ndërlidhjet

Dhjetëra imigrantë janë fundosur në bregdetin e Libisë


Pjesëtarët e rojes bregdetare të Greqisë duke i shpëtuar imigrantët në prill të këtij viti

Pjesëtarët e rojes bregdetare të Greqisë duke i shpëtuar imigrantët në prill të këtij viti

Së paku 40 imigrantë , përfshirë edhe shtatë fëmijë, kanë vdekur derisa janë përpjekut të arrijnë në Itali nga Libia, që është tragjedia e fundit e imigrantëve në Detin Mesdhe, tha mbrëmë organizata, Save the Children.

Afro 80 vetë që shpëtuan, janë gjetur nga autoritetet evropiane dhe janë dërguar në Sicili të Italisë.

Personat që humbën jetën, mendohet se ishin nga Senegali, Mali dhe Benini.

Deri tash këtë vit, më se 80 mijë imigrantë kanë arritur në bregdetin italian, ndërsa numër i ngjashëm ka arritur në Greqi.

Incidenti më vdekjeprurës këtë vit, ka ndodhur në maujin prill, kur 800 imigrantë mendohet se janë fundosur së bashku me anijen e tyre, në organizim të trafikanëtve.

Pak ditë para kësaj tragjedie, nga fundosja e një anijeje tjetër, janë vrarë së paku 400 vetë.

XS
SM
MD
LG