Ndërlidhjet

Prokurorët rusë nuk do të hapin rast penal kundër studentes moskovite, Varvara Karaulova, e cila mund të ketë qenë e rekrutuar në grupin militant, Shteti Islamik (IS), ka thënë një zyrtar.

“Një shqyrtim për involvimin e mundshëm të Varvara Karaulovës, në aktivitetet e një grupi ekstremist dhe rekrutimi i saj, janë kompletuar, dhe është marrë vendim se nuk ka hapje të procedurave penale”, tha Vladimir Markin, zëdhënës i Komitetit të Hetimeve të Qeverisë së Rusisë, ka raportuar dje faqja pro-qeveritare në Internet, RIA Novosti.

Karaulova, 19 vjeçare, studente në Universitetin Shtetëror të Moskës, që është institucion prestigjioz arsimor, ishte arrestuar më 4 qershor, së bashku me 13 rusë të tjerë dhe katër shtetas të Azerbajxhanit, afër kufirit të Turqisë me Sirinë.

Vajza ka rënë në dashuri në Internet

Kishte dyshime se ajo po përpiqej të kalonte në territoret e okupuara nga militantët e Shtetit Islamik.

Babai i Varvara Karaulovës ka thënë se vajza e tij kishte vendosur t’i bashkohet grupit militant, Shteti Islmik, pasi kishte rënë në dashuri me një të ri, që mendohet se ishte rekrut i IS-it, nëpërmjet Internetit.

Për rastin e Karaulovës është raportuar gjërësisht në Rusi, dhe konsiderohet se asaj i është kushtuar më tepër hapësirë në Televizionin e Rusisë, në fillim të qershorit, se sa presidentit, Vlaidmir Putin, sipas programit rus të rrjetit BBC.

Rritje e sheqtësimeve për rekrutim

Shpallja se nuk do të ketë akuza kundër studentes Karaulova, është në kundërshtim me shqetësimet në rritje në Rusi, për rekrutimet që janë shkaktuar nga raportet se femra të tjera të reja, ishin në shënjestër të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Më 12 qershor, vetëm dy javë pasi Karaulova ishte kthyer në Rusi, janë paraqitur raporte se një tjetër studente 19 vjeçare, me emrin Mariam Ismailova, ishte zhdukur. Policia beson se ajo mund të ketë shkruar në Turqi në përpjekje për tu bashkuar me militantët e Shtetit Islamik.

Më vonë, më 23 qershor, agjencia Life New, me pikëpamje pro-Kremlinit, ka raportuar se policia e ka zënë një të re të tretë, nxënëse 16 vjeçare, e cila ka ikur në një fshat në Dagestan dhe është martuar me një peson, për të cilin ka dyshime se planifikonte ta merrte nusen e tij të re në Siri.

Pas këtyre raporteve, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) thotë se ka marrë shumë thirrje nga rusët, që pretendojnë se grupi ekstremmist, Shteti Islamik, është përpjekur t’i rekrutoj të afërmit e tyre.

Në përgjigje të periudhës së raporteve të rekrutimit për Shtetin Islamik, anëtarë të Dhomës së Qytetarëve të Rusisë e kanë pyetur sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Petrushev, njërin nga zyrtarët më të lartë në këtë vend, për ta përpiluar një listë të atyre rajoneve ruse ku “agjitatorët” e Shtetit Islamik, ishin më të suksesshmit.

“Rekrutuesit e IS-it po operojnë në 24 gjuhë, ndërsa gjuha ruse është e treta më e popullarizuara, pas arabishtes dhe anglishtes”, tha anëtarja e Dhomës Qytetare, Elena Sutormina, dhe ka shtuar se “kjo sugjeron se grupi i terrorit e konsideron Rusinë vend premtues për rekrutim”.

Numri i shtetasve rusë, që kanë udhëtuar në territorin e opkupuar nga militantët e Shtetit Islamik nuk dihet.

Ministria e Brendshme ruse, tha në muajin janar se më se 800 shtatas rusë po luftonin së bashku me militnatët e Shtetit Islamik, sipas “vlerësimeve jozyrtare të ekspertëve”.

Por, shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, Aleksandar Bortnikov, u ka thënë gazetarëve në muajin shkurt se më tepër se 1,700 shtetas rusë, mund të jenë në radhët e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG