Ndërlidhjet

Navalny e akuzon zyrtarin rus për fshehje të pronës në Londër


Aleksei Navalny
Aleksei Navalny

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, e ka akuzuar zyrtarin e lartë rus, Igor Shuvalov, për fshehje të pronës së tij në Londër, e cila vlerësohet në 18 milionë dollarë, duke e kundërshtuar pasurinë e deklaruar të zyrtarit.

Luftëtari kundër korrupsionit, Aleksei Navalny, e ka postuar dje në faqen e tij në Internet, një dokument të regjistrit të tokës në Britani, ku shihet se zëvendëskryeministri i parë, Igor Shuvalov, vitin e kaluar e ka transferuar pronësinë e një apartamenti te kompania, e cila është nën kontroll të gruas së tij.

Navalny ka shkruar se apartamenti ishte llogaritur në 18 milionë dollarë, që është shumë më e lartë se 900 mijë dollarë, sa kanë paraqitur të ardhura Igor Shuvalov dhe bashkëshortja e tij.

Zëdhënësi i Shuvalovit ka vlerësuar se “kjo nuk është asgjë e re” duke theksuar se zoti Shuvalov më herët e ka paraqitur strukturën e pasurisë së tij në mediat ruse.

Dy ligjvënës rusë kanë dhënë dorëheqje gjatë viteve të fundit, pas zbulimeve nga Navalny për pasurinë e tyre të jashtme dhe shtetësinë.

XS
SM
MD
LG