Ndërlidhjet

Ashton Carter arriti në rajonin kurd në Irak


Sekretari amerikan i mbrojtjes Ashton Carter
Sekretari amerikan i mbrojtjes Ashton Carter

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, ka arritur sot në Irbil, që është kryeqytet i rajonit të Kurdistanit në Irak, një një vizitë të paparalajmëruar.

Zoti Carter takohet me presidentin e këtij rajoni kurd, Massud Barzani, dhe me forcat amerikane, që i stërvisin luftëtarët kurdë, Peshmerga.

Këto forca kurde janë paraqitur si grupet më të suksesshme në luftimin e militantëve të Shteti Islamik, në pjesën veriore të Irakut, pasi i kanë fituar disa beteja kryesore dhe e kanë rimarrë kontrollin ndaj disa territoreve që ishin okupuar nga ky grup ekstremist.

Para vizitës së tij, Ashton Carter, tha se kurdët janë “forcë e fuqishme dhe e suksesshme e këmbësorisë”.

XS
SM
MD
LG