Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Zyrtarët afganë dhe ata talibanë bisedojnë për paqe


Mohammad Ismail Qasimyar

Mohammad Ismail Qasimyar

Rundi i dytë i bisedimeve paqësore ndërmjet zyrtarëve të Afganistanit dhe talibanëve do të mbahet në Kinë, më 30 korrik.

Zyrtari i Këshillit të Lartë për Paqe në Afganistan, Mohammad Ismail Qasimyar, tha sot se të dy palët ende po i përpunojnë detajet e takimit dhe pjesëmarrësit në të.

Ky këshill është i ngarkuar nga autoritetet në Afganistan për negociata paqësore me talibanët.

Qasimyar tha se do të kërkohet që talibanët të pajtohen për armëpushim të përkohshëm në luftime, të cilat kanë vazhduar prej invadimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në vitin 2001, kur është përmbysur regjimi taliban në Afganistan.

Rundi i parë i bisedimeve paqësore direkte ndërmjet dy palëve është mbajtur në kryeqytetin Islamabad, në Pakistan, më 7 korrik, me ndërmjetësimin e zyrtarëve amerikanë dhe kinezë.

XS
SM
MD
LG