Ndërlidhjet

Rusi: Tullat sovjetike fajësohen për shkatërrimin e kazermës


Oleg Ponomaryov në arrest
Oleg Ponomaryov në arrest

Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha se shkatërrimi vdekjeprurës i kazermave ushtarake në Siberi, ishte pasojë e cilësisë së dobët të tullave të periudhës sovjetike dhe gabimet në rikonstruktimin e ndërtesës.

Gjatë një takimi të Bordit të ministrisë së mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha sot se po kontrollohen të gjitha ndërtesat në qendrën stërvitore ushtarake, afër qytetit Omsk, ku më 12 korrik, janë shkatërruar kazermat, duke i vrarë 24 ushtarë dhe plagosur 18 të tjerë.

Shefi i qendrës stërvitore, koloneli Oleg Ponomaryov, dhe shefi i kompanisë ndërtimore, që i ka rikonstruktuar ndërtesat e shkatërruara, Aleksandar Dorofeyev, janë arrestuar në kuadërt të hetimeve që po vazhdojnë.

XS
SM
MD
LG