Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Filloi procesi kundër gazetares Ismayilova


Khadija Ismayilova

Khadija Ismayilova

Procesi gjyqësor kundër gazetares, Khadija Ismayilova, ka filluar sot në kryeqytetin Baku në Azerbajxhan.

Gazetarja ishte arrestuar për më tepër se 7 muaj dhe ballafaqohet me akuza për shpifje, aktivitet ilegal biznesor, shmangie të pagesës së taksave, dhe keqpërdorim të pozitës.

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, e akuzara Ismayilova dhe mbështetësit e saj, thonë se akuzat janë të motivuara politikisht dhe paraqesin formë të hakmarrjes për raportimet e saj intensive për keqbërjet financiare të presidentit, Ilham Aliyev, dhe anëtarëve të familjes së tij.

Burgosja e Khadija Ismayilovës, që ishte edhe kontribuese për Radion Evropa e Lirë, është kundërshtuar fuqishëm dhe ka pasur shumë thirrje për lirimin e saj, përfshirë edhe editorialet në New York Times dhe Washington Post.

Këtë vit, PEN Qendra amerikane e ka nderuar Ismayilovën me çmimin Barbara Goldsmith Freedom, që jepet për çdo vit për “një shkrimtare të burgosur që persekutohet për ushtrimin e së drejtës së saj për shprehje të lirë”.

XS
SM
MD
LG