Ndërlidhjet

Kirgizi: Nis gjykimi ndaj një imami për nxitje të përçarjes fetare


Flamuri i Kirgizisë
Flamuri i Kirgizisë

Në Kirgizi sot ka filluar gjykimi ndaj një imami i cili po akuzohet për nxitje të përçarjes fetare.

Imami Rashod Qori Kamolov, është një klerik fetar me influencë të madhe.Ai është arrestuar në muajin shkurt pas dyshimeve se ka qenë anëtarë i grupit islamik Hizb ut-Tahrir, të cilët po kërkojnë që të ndërtojnë kaliftat islam në Kirgizi.

Kamolov, ka deklaruar se është i pafajshëm.

Ai ishte arestuar edhe më parë nga autoritetet kirgize por kjo gjë kishte shkaktuar pakënaqësit tek përkrahësit e tij, të cilët kanë organizuar protesta të mëdha.

XS
SM
MD
LG