Ndërlidhjet

Ismayilova deklarohet e pafajshme para trupit gjykues


Khadija Ismayilova

Khadija Ismayilova

Gazetarja nga Azerbajxhani, Khadija Ismayilova u deklarua e pafajshme gjatë ditës së parë të gjykimit në Baku, duke thënë se akuzat kundër saj për përvetësim, evazion fiskal dhe abuzim me pushtet janë të motivuara politikisht.

Ismayilova, e cila ka raportuar për korrupsionin e zyrtarëve, ka qenë kontribuese e Radios Evropa e Lirë.

Ajo do të kthehet në gjykatë më 7 gusht.

Gazetarja tha në gjykatë gjatë seancës së sotme dëgjomore se presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev “më ka arrestuar mua për shkak të armiqësisë personale” dhe “ka penguar aktivitetin tim gazetaresk”.

Avokati i Ismayilovës ka ngritur një mocion gjatë kësaj seance për pushimin e çështjes, zëvendësimin e paraburgimit me arrest shtëpiak dhe përjashtimin e disa emrave nga lista e dëshmitarëve.

Të gjitha këto kërkesa u hodhën poshtë.

Gjykata la të pazgjidhur edhe një tjetër mocion të avokatit mbrojtës, për të lejuar një avokat të Radios Evropa e Lirë, që të marrë pjesë në gjykim, për akuzat ndaj Ismayilovës për një rast gjyqësor të ngritur në dhjetor kundër Radios Evropa e Lirë, Shërbimi i Azerbajxhanit i njohur edhe si Radio Azadliq.

Akuzat ndaj radios, duke përfshirë edhe transmetim të paligjshëm dhe evazion fiskal, rrjedhin nga një hetim që po vazhdon nga ana e autoriteteve të RadiosAzadliq në lidhje me ligjet vendore për financimin e OJQ-ve të huaja.

Policia ndaloi dhjetëra aktivistë, gazetarë dhe disa anëtarë të trupit diplomatik të hyjnë në ndërtesën e gjykatës për të parë senacën gjyqësore.

XS
SM
MD
LG