Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: Marrëveshja e Iranit, parandalon garën me armë në Lindje të Mesme


Sekretari amerikan i Shteti, John Kerry

Sekretari amerikan i Shteti, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry thotë se ai është “krejtësisht i bindur” se marrëveshja e arritur për të hequr sanksionet kundër Iranit, në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Teheranit, do të reduktojë shansat për garën me armë në Lindjen e Mesme, nëse ajo zbatohet.

“Kërcënimi nga shtetet e tjera që duan armë në Lindjen e Meshme është më i madh në qoftë se ju nuk keni marrëveshje”, ka thënë Kerry, gjatë paraqitjes në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme në Nju Jork.

Kritikët e marrëveshjes, duke përfshirë edhe partinë republikane në Kongresin amerikan si dhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë paralajmëruar se marrëveshja do të nxisë një garë për armë në këtë rajon por dhe në nivel globall.

Duke folur në Nju Jork, një ditë pasi dha dëshminë e tij para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, në Senatin amerikan, Kerry hodhi poshtë këto kritika, duke thënë se Irani do të shtrëngojë duart e qeverive të tjera në rajon, në mungesë të një marrëveshjeje.

XS
SM
MD
LG