Ndërlidhjet

Jemen: Vriten 20 persona gjatë përleshjeve me rebelët


Jemen, foto nga arkivi

Jemen, foto nga arkivi

Njëzet persona kanë vdekur në provincën Marib të Jemenit dhe në qytetin Taiz, gjatë përleshjeve me rebelëve shiitë Huthi dhe forcave pro qeveritare që janë të mbështetura me sulme ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Burime nga spitali në Marib thonë se nëntë rebelë dhe shtatë pjesëtarë të forcave të qeverisë u vranë.

Sipas tyre, në Taiz, katër civilë u vranë nga bombardimet.

Zyrtarët e sigurisë në qytetin jugor të Adenit thanë se pati përleshje edhe në veri të këtij qyteti.

Në Jemen, më shumë se 3 mijë persona janë vrarë që kur koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi fushatën ajrore kundër rebelëve Huthi në muajin mars.

Rreth një milion civilë janë zhvendosur nga konflikti.

XS
SM
MD
LG