Ndërlidhjet

logo-print

Është vrarë një komandant i Al-Kaidës


Ilustrim

Ilustrim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter tha sot se një sulm ajror i SHBA-ve ka vrarë një komandant operacional të Al-Kaidës, në lindje të Afganistanit.

Duke folur me gazetarët që po udhëtojnë me të në turneun e tij në Lindje të Mesme, Carter tha se ky sulm ajror, që kishte ndodhur më 11 korrik, ka vrarë Abu Khalil al-Sudanin.

Sulmi ndodhi në distriktin Bermal të Provincës së Paktikas, që është në kufi me Pakistanin.

Carter përshkroi Al-Sudanin si kreun e Al-Kaidës për operacionet e sulmeve vetëvrasëse dhe eksplodimeve, dhe se kishte qenë direkt i lidhur me komplotet për të sulmuar SHBA-të.

Ai tha se Al-Sudani gjithashtu ka drejtuar operacione kundër forcave afgane, pakistaneze dhe koalicionit ndërkombëtar, si dhe ka mbajtur kontakte të shpeshta me liderin e Al-Kaidës, Ayman al-Zaëahiri.

Një zyrtar ushtarak amerikan në Kabul tha se Al-Sudani gjithashtu ishte i afërt me Osama bin Laden, para vdekjes së tij.

Carter gjithashtu bëri të ditur se edhe dy “ekstremistë të dhunshëm” tjerë janë vrarë gjatë sulmit. Ai nuk i tregoi emrat e tyre.

XS
SM
MD
LG