Ndërlidhjet

Kerry dhe Lavrov do të diskutojnë luftimin e IS-it


John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha dje se ai planifikon të diskutojë luftimin e grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe rolin e Iranit, kur ai të takohet gjatë javes së ardhshme me homologun e tij nga Rusia, Sergei Lavrov, në Katar.

Kerry i tha Këshillit për Punë të Jashtme në Nju Jork se “ne duhet të ndryshojmë dinamikën në Siri”, që t’i jepet fund radikalizmit të Shtetit Isamik, i cili ka deklaruar kalifat në pjesë të pushtuara të Sirisë dhe Irakut.

Kerry tha: "Kjo është arsye pse kemi negociuar me Turqinë në gjatë tri javëve të fundit dhe tani kemi disa ndryshime në gatishmërinë e turqve, dhe ka edhe ndryshime në disa nga gjërat që ne jemi të angazhuar të bëjmë".

Aeroplanët luftarakë të Turqisë sulmuan baza të Shtetit Islamik në Siri për herë të parë më 24 korrik, pasi një ditë më parë Turqia pranoi të lejojë aeroplanët amerikanë të kryejnë sulme ajrore mbi militantët e Shtetit Isalmik, nëSiri e Irak, nga një bazë pranë kufirit me Sirinë.

XS
SM
MD
LG