Ndërlidhjet

Përmbytje në Pakistan, 16 persona të vdekur


Të paktën 16 persona kanë vdekur si pasojë e reshjeve të mëdha në veri të Pakistanit. Përmbytjet u përkeqësuan, duke shkatërruar edhe shumë shtëpi në këtë rajon.

Në qytetin e Chitral, në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit, rrugë, ura, dhe fushat e punuara janë dëmtuar rëndë dhe më shumë se një e katërta nga një milion banorë janë prekur, bëri të ditur zyra humanitare e Bashkimit Evropian.

Ekipet e shpëtimit gjetën trupat në rrënojat e shtëpive rreth qytetit Chitral më 24 korrik, bënë të ditur zyrtarët e policisë.

Së paku 20 njerëz kanë vdekur në Chitral që nga 19 korriku.

Më 24 korrik, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se përmbytjet ka vrarë të paktën 28 persona në vend.

Provinca më e varfër e Pakistanit, Baluchistan, gjithashtu u godit rëndë.

Reshjet filluan më 24 korrik dhe ka gjasa të vazhdojnë për dy ditët e ardhshme. Përmbytjet janë të zakonshme gjatë sezonës së verës në Pakistan, të cilat fillojnë nga qershori deri në shtator.

XS
SM
MD
LG