Ndërlidhjet

Siria amniston dezertorët e ushtrisë


Bashar al-Assad

Bashar al-Assad

Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad ka lëshuar një dekret duke shpallur një amnisti të përgjithshme për dezertorët e ushtrisë të cilët kanë shkelur ligjin e detyrueshëm të rekrutimit ushtarak.

Dekreti i veçantë për amnisti specifikon se të larguarit nga vendi ikanë dy muaj për t’u vetëdorzuar, ndërsa ata ende brenda Sirisë kanë një muaj.

Ligji do të heqë dënimet ligjore kundër mijëra dezertorëve të ushtrisë.

Ushtria e Sirisë po lufton me disa fronte të militantëve ekstremist të grupit Shteti Islamik, të cilët kanë pushtuar pjesë të mëdha të territorit sirian.

Mungesa e të rinjve ka bërë që Siria të mbështetet në rekrutimin e milicive besnike ndaj qeverisë në krahinat kontrolluara nga shteti.

XS
SM
MD
LG