Ndërlidhjet

Zarif do të diskutojë marrëveshjen me shtetet fqinje


Mohammad Javad Zarif
Mohammad Javad Zarif

Diplomati më i lartë i Iranit, Mohammad Javad Zarif do të vizitojë Kuvajtin, Katarin dhe Irakun gjatë këtij vikendi, për të diskutuar marrëveshjen e arritur midis Teheranit dhe fuqive botërore.

Shtetet e Gjirit, të udhëhequra nga Arabia Saudite, kanë qenë të shpejta për të ngritur zërin dhe për të shprehur shqetësim rreth marrëveshjes, me të cilën pritet të lehtësohen sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Iranit, në shkëmbim të frenihmit të Teheranit ndaj aktiviteteve bërthamore.

Fqinjët e Iranir kanë frikë se marrëveshja mund të forcojë fuqinë e rajonit të dominuar me shumicë shiite, i cili akuzohet për ndërhyrje në vende si Iraku, Siria, Libani dhe Jemeni.

Zarifi do të vizitojë së pari Katarin sot, pastaj qytetit e shenjtë të Najafit në Irak nesër, para de të niset për në Bagdad.

Me t'u kthyer në Teheran javën e ardhshme, ministri i Jashtëm iranian do të ketë bisedime me shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, para takimit me homologun e tij francez, Laurent Fabius.

XS
SM
MD
LG