Ndërlidhjet

logo-print

Maqedoni: Sulmet ndaj gazetarëve, shqetësuese


Presionet ndaj mediave që së fundi kanë kulminuar edhe me sulme fizike ndaj gazetarëve në Maqedoni, kanë alarmuar Shoqatën e Gazetarëve, por edhe aktivistët për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut të cilët kërkojnë nga institucionet zbardhjen e të gjitha rasteve ku në shënjestër të sulmeve fizike janë punonjësit mediatik.

Reagimi i tyre vjen në veçanti pas rasteve të fundit kur në një sulm fizik u përfshi edhe yëvendëskryeministri, Vlladimir Peshevski, i cili nga videot e publikuara shihej se si godiste një gazetar, i cili i ishte afruar makinës së tij për ta intervistuar lidhur me një aferë korruptive që ishte publikuar nga opozita në bisedat e përgjuara telefonike të zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, thonë se viteve të fundit janë regjistruar mbi dhjetëra kërcënime dhe sulme fizike ndaj gazetarëve, gjysma prej të cilave kanë ndodhur në 6 muajt e parë të këtij viti, por deri më tani sipas SHGM-së, nuk është zbardhur thuasje asnjë rast.

“Nëse menjëherë nuk ndërmerren masa për ndriçimin e sulmeve ndaj gazetarëve, do të kërkojmë monitorin ndërkombëtar të hetimeve policore dhe të procesve gjyqësore lidhur me dhunën ndaj gazetarëve. I bëjmë thirrje partive politike që të pushojnë së përdoruri gazetërët si “mish për top” në betejat e tyre të paskurpullta për pushtet. Gjithashtu i bëjmë thirrje shtabeve të partive që të pushojnë së përhapuri gjuhën e urrejtjes kundër gazetarëve duke targetuar gazetarët kritikë”, ka deklaruar Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.

Ai thotë se institucionet veprojnë vetëm në rastet kur në shënjestër të sulmeve apo kritikave janë drejtuesit e qeverisë, apo gazetarët e afërt me pushtetin.

Për shkak të shkrimeve kritike, një gazetar ishte dënuar me pesë vite burg ndërsa një tjetër, Nikolla Mlladenov, botues i javores “Fokus”, ka humbur jetën në rrethana misterioze në një aksident komunikacioni.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme hedhin poshtë kritikat duke theksuar se policia punon intensivisht për zbardhjen e të gjitha rasteve dhe se në këtë drejtim tashmë ka edhe rezultate konkrete.

“Gjatë periudhës së kaluar kishte më shumë raste ku si palë e dëmtuar paraqiten gazetarët. Një pjesë e rasteve janë zgjidhur ndërsa për një pjesë tjetër po punohet , përkatësisht policia po vepron në bazë të udhëzimeve të prokurorit publik i cili është njoftuar me të gjitha raste duke dhënë edhe kahjet e veprimit të mëtejmë”, thotë zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Aktivistja për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, Mirjana Najçevska dyshon për qasje selektive të policisë dhe të institucioneve tjera lidhur me dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve.

Ajo thotë se duhet të veprohet edhe në këtë drejtim për të vërtetuar saktësisht nëse policia vepron njejtë kur janë pyetje gazetarët e afërt me pushtetit dhe ata që kritikikojnë punën e tij.

“Nëse konstatohet një lloj i tillë idisktriminimit, atëherë kemi të bëjmë me disktriminim institucional, e madje edhe për disktriminim strukturor dhe kjo kërkon një analizë dhe hetim shumë serioz të rasteve të tilla”, thotë Najçevska.

Sulmet ndaj gazetarëve janë dënuar edhe nga institucionet ndërkombëtare të cilat kanë kërkuar zbardhjen edhe të një rasti me një gazetar të huaj, i cili ishte në shënjestër të një sulmi të një zyrtari lokal pranë kufirit me Greqinë.

Bëhet fjalë për një reportere të shërbim publik austriak ORF, e cila po raportonte për çështjen e migracionit ilegalë. Lidhur me këtë rast OSBE-ja, i ka shkruar një letër Miniistrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski nga i cili kërkon hetim transparent dhe zbardhjen e shpejtë të rastit.

XS
SM
MD
LG