Ndërlidhjet

Obran: Migrantët përbëjnë rrezik për Evropën


Viktor Orban
Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se qartazi ka lidhje mes migrantëve ilegalë që po vijnë në Evropë dhe rrezikut në rritje të terrorizmit.

Duke folur gjatë një festivali të kulturës, Orban arsyetoi masat e qeverisë së tij anti-migrim.

"Është e qartë se ne thjesht nuk mund t’i filtrojmë terroristët armiqësor nga kjo turmë e madhe", tha ai.

Hungaria është duke ndërtuar një rrethojë të madhe përgjatë kufririm me Serbinë, në përpjekje për të ndaluar migrantët ilegalë. Projekti është kritikuar nga Serbia dhe agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara.

Njëherë në Hungari, e cila është pjesë e zonës Shengen të BE-së, migrantët lirshëm mund të lëvizin nëpër BE.

Mbi 90 mijë migrant kanë hyrë në Hungari këtë vit. Shumica e refugjatëve kërkojnë azil, por largohen për destinacione si Gjermania apo Suedia, para se rastet e tyre të shqyrohen.

Shumica e migrantëve, përfshirë fëmijë, vijnë nga vendte të shkatërruara nga lufta, si Iraku, Siria dhe Afganistani.

XS
SM
MD
LG