Ndërlidhjet

Tërmet në Pakistan, 3 persona të vdekur


Të paktën tre persona kanë vdekur nga një tërmet me magnitudë 5.1 – pranë Islamabadit të Pakistanit.

Banorët e kryeqytetit pakistanez raportuan se ndërtesat dhe automjetet e tyre kanë lëvizur.

Zyrtari i lartë i policisë Akhtar Hayat Khan tha se tre persona kanë vdekur pasi kulmet e tre shtëpive u shembën në periferi të Abbottabad.

Ai tha se policia nuk ka marrë raporte të tjera për dëme në rajon.

XS
SM
MD
LG