Ndërlidhjet

Savchenko transferohet në qendrën e paraburgimit në Rostov


Pilotja e arrestuar ukrainase Nadia Savchenko është transferuar në një tjetër qëndër paraburgimi në qytetin Shakhty në rajonin Rostov.

Avokati i saj, Mark Feigin tha se Savchenko tashmë është në atë ndërtesë.

Raportohet se edhe familjarët janë lajmëruar për ndërrimin e vendqëndrimit të pilotes.

Një padi kundër Savchenkos u dërgua në gjykatën e qytetit Donjeck në rajonin Rostov më 13 korrik.

Aktakuza pritet të hapë rrugën për një gjykim.

Savchenko, e cili është burgosur që nga korriku 2014, thotë se ajo u soll në mënyrë të paligjshme në Rusi, pasi u rrëmbye nga separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG