Ndërlidhjet

Blatter: Rusët "të jenë krenarë" me Putinin


 Blatter dhe Putini

Blatter dhe Putini

Pa marrë parasysh skandalet e FIFA-s, Sepp Blatter thotë se organizata mbetet e angazhuar për ndaj kombit nikoqir të Kupës së Botës 2018, Rusisë.

Gjatë një takimi sot me presidentin Vladimir Putin, përparabarazimit kualifikues, presidenti i FIFA-s i tha Putinit se “ne i themi po Rusisë, jemi duke siguruar mbështetjen” dhe qytetarët rusë “të jenë krenarë” me Putinin.

Blatter shtoi se “në situatën e tashme gjeo-politike, ne duhet jo vetëm të flasim për deshirat tona për të përmirësuar botën, por na duhet të bëjmë dicka” për të promovuar paqen.

Me fjalë të pakta, Putin e mirëpriti Blatterin, duke thënë se Rusia do “të bëjë çfarëdo që ka në dorë” që t’i bëjë lojëtarët dhe fansat të ndihen si në shtëpi në vitin 2018.

XS
SM
MD
LG