Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët sulmojnë forcat e sigurisë afgane


Një zyrtar i qeverisë në provincën verilindore Badakhshan të Afganistanit tha më 25 korrik se një grup prej rreth 100 luftëtarëve talibanë kanë sulmuar disa pozicione të sigurisë në rajonin malor në dy ditët e kaluara.

Zëvendësguvernatori i krahinës, Gul Mohammad Bedar, tha se sulmi ka filluar më 23 korrik në qarkun Wardoj dhe se dy anëtarë të forcave afgane të sigurisë janë vrarë.

Bedar tha se të paktën 21 militantë, shumica e tyre të huaj, u vranë dhe 13 u plagosën.

Ai tha gjithashtu se Qari Zabihullah, komandanti i luftëtarëve talibanë në zonë, u arrestua.

Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin.

Gjatë vitit të kaluar, shtigjet malore nga Pakistani në Badakhshan janë bërë përçues për luftëtarët pakistanezë talibanë dhe militantët nga Azia Qendrore që i janë betuar për besnikëri grupit militant Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG