Ndërlidhjet

Britania lehtëson politikat e udhëtimit për në Iran


 Philip Hammond

Philip Hammond

Zyra e Jashtme e Britanisë ka lehtësuar politikat e saj të udhëtimit për në Iran.

Këshillimori i ri i lëshuar më 25 korrik nuk u kërkon më qytetarëve britanikë që të shmangin të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme në vend.

Megjithatë, ajo i bën thirrje britanikëve për të shmangur udhëtimet për në zonat kufitare afër Irakut, Pakistanit dhe Afganistanit.

Sekretari i Jashtëm Philip Hammond tha se ka "armiqësi në rënie" ndaj britanikëve nën qeverinë e presidentit iranian, Hassan Rohani.

Ambasada britanike në Teheran mbetet e mbyllur, pasi ajo u sulmua nga protestuesit në vitin 2011.

Lehtësimi pason arritjen e marrëveshjes në mes të Iranit dhe fuqive botërore lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Sipas marrëveshjes, që u arrit në Vjenë më 14 korrik, sanksionet që kanë penguar ekonominë e Iranit do të hiqen gradualisht në këmbim që Teherani të pranojë frenime afatgjata mbi programin e vet bërthamor.

XS
SM
MD
LG