Ndërlidhjet

Trazira në Al-Aksa, xhamia e shenjtë në Jeruzalem


Al-Aksa
Al-Aksa

Policia e Izraelit ka bërë të ditur se ka hyrë në Xhaminë Al-Aksa, një vend me ndjeshmëri shumë të madhe në Jeruzalem, për të parandaluar rininë arabë nga sulmet e mundshme në drejtim të hebrenjve, teksa ata po shënonin një festë biblike.

Zëdhënësi i policisë Micky Rosenfeld tha se policët hynë disa metra në xhami, për t’i mbyllur dyert kryesore dhe për të shtyrë rininë e cila e kishte barrikaduar veten dhe hedhte mjete të forta në drejtim të policisë.

Ai tha se policia kishte pasur informata se të rinjë arabë të maskuar do të sulmojnë hebrenjtë.

"Nuk hymë me dhunë brenda. Nuk u përleshëm brenda”, tha zëdhënësi.

Rosenfeld tha se katër policë janë të lënduar lehtë nga gurët. Ai shtoi se nuk ka të arrestuar.

Mediat palestineze raportuar se disa demonstrues u përballën me gaz lotsjellës.

Xhamia Al-Aksa është një nga monumentet më të mëdha në Lindjen e Mesme.

Hebrenjtë i referohen xhamise -e shenjtë edhe për ta - si Mali i Tempullit. Myslimanët i referohen asaj si Shenjtërorja Fisnike. Për myslimanët është vendi i tyre i tretë më i shenjtë, pas Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite.

XS
SM
MD
LG