Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë tha sot se e ka mirëpritur vendimin e Turqisë për të “ngritur fokusin dhe ka përshpejtuar përpjekjet” kundër krupit militant Shteti Islamik.

Këto deklarata u bënë gjatë kohës kur Shtëpia e Bardhë po njoftonte për vizitën e presidentit Barack Obama në Nairobi të Kenisë.

Këto komente vijnë një ditë pasi Turqia filloi fushatën e sulmeve ajrore dhe tokësore kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në Siri dhe militantëve kurdë në veri të Irakut.

Ankara nuk ka dhënë detaje mbi sulmet në Sirim por tha se ka thënë se forcat ajrore kanë goditur baza të Partisë të Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).

Ata gjithashtu bombarduan baza të IS-it dhe PPK-së përgjatë kufirit me Turqinë.

XS
SM
MD
LG