Ndërlidhjet

Obama në Keni bën thirrje për luftim të korrupsionit


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama u ka bërë thirrje kenianëve sot të “zgjedhin rrugëtimin e progresit” duke vazhduar të luftojnë korrupsionin, të konfrontojnë terrorizmin dhe të promovojnë të drejtat e grave.

Gjatë vizitës hitorike në vendlindjen e të atit të tij, Obama tha se korruprioni është toleruar në shoqërinë e Kenisë dhe është parë si “gjë normale”.

"Korrupsioni u kushton kenianëve 250 mijë vende të punës çdo vit, sepse çdo monedhë e paguar si ryshfet mund të kthehet në vend pune”, tha Obama.

Ai tha se “është koha të ndërrohet kjo shprehi” sepse korrupsioni “do të limitojë zhvillimin e shtetit”.

Obama gjithashtu foli për sfidën e Kenisë për t’u përballur me sulmet nga militantët islamikë të Somalisë, Shabaab, dhe premtoi se Shtetet e Bashkuara do t’i rrinë pranë Kenisë si një “partner“.

Obama gjithashtu bëri thirrje për më shumë tolerancë dhe respect për gratë dhe vajzat, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave, martesave të detyrueshme për vajzat, të cilat do të duhesj të shkonin në shkollë, dhunën seksuale dhe traditës të njohur si “gjymtim gjenital”.

Obama tha se këto tradita nuk kanë vend në shekullin e 21-të.

XS
SM
MD
LG