Ndërlidhjet

Zarif vazhdon turneun rajonal, sot në Kuvajt


Mohammad Javad Zarif
Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif arriti në Kuvajt sot për të vazhduar turneun rajonal që gjithashtu përfshin vizitë në Katar dhe Irak, për të diskutar marrëveshjen bërthamore të arritur me Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Shtetet e Gjirit, të udhëhequra nga Arabia Saudite, kanë qenë të shpejta për të ngritur zërin dhe për të shprehur shqetësim rreth marrëveshjes, me të cilën pritet të lehtësohen sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Iranit, në shkëmbim të frenihmit të Teheranit ndaj aktiviteteve bërthamore.

Fqinjët e Iranit kanë frikë se marrëveshja mund të forcojë fuqinë e rajonit të dominuar me shumicë shiite, i cili akuzohet për ndërhyrje në vende si Iraku, Siria, Libani dhe Jemeni.

Me t'u kthyer në Teheran javën e ardhshme, ministri i Jashtëm iranian do të ketë bisedime me shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, para takimit me homologun e tij francez, Laurent Fabius.

XS
SM
MD
LG