Ndërlidhjet

Pakistan: Vritet një punëtor i Ambasadës së SHBA-ve


Zyrtarë të policisë së Pakistanit thonë se një person i armatosur ka vrarë një punëtor të Ambasadës së Amerikës në Islamabad.

Burri u identifikua me emrin Iqbal Baig, banor pakistanez i cili punonte në Agjencinë kundër Drogës në kuadër të ambasadës amerikane.

Policia tha se ai u vra pranë shtëpis së tij sot në mëngjes.

Ata po hetojnë në disa motive të ndryshme, përfshirë grabitje, vrasje sektare apo ekstremizëm.

Baig i përkiste minoritetit shiit të njohur si Ismaili.

XS
SM
MD
LG