Ndërlidhjet

logo-print

Forcat irakiane rimarrin kontrollin e kampusit nga IS-i


Zyrtarët thanë se forcat irakiane të sigurisë rimorën një kampus universitar në periferi të Ramadit, nga grupi ekstremist Shtetit Islamik (IS) më 26 korrik, pas nisjes së një ofensive të papritur me përkrahje të sulmeve ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një zëdhënës ushtarak tha se kapja e kompleksit të madh Shteti Islamik e përdorte si bazë, mund të avancojë përpjekjet e trupave qeveritare për të rimarrë Ramadin, kryeqyteti i provincës perëndimore Anbar.

Forcat e sigurisë "tani janë të angazhuar në betejat për të pastruar mbetjet dhe shkatërrimin e bombave, si dhe pastrimin e rrugëve", thanë zyrtarët e sigurisë.

Militantët e Shtetit Islamik kanë pushtuar Ramadin në muajin maj, duke zgjeruar kontrollin e tyre mbi provincën sunite.

XS
SM
MD
LG